Bota

Gjermani, mbi një milion raste me COVID-19

Gjermania kaloi sot pragun e një milion personave me COVID-19. I konsideruar si një prej më të mirëve për menaxhimin e pandemisë, por i goditur më fort nga vala e dytë, vendi do të zgjasë deri në fillim të janarit kufizimet për të luftuar koronavirusin.

Sipas Institutit, Gjermania numëron sot 1 006 394 të prekur me COVID-19, dhe 15 586 të vdekur. Landi i Rhenanie së Westphalisë Veriore, më i populluari i Gjermanisë, u rendit në krye të landeve më të prekura me më shumë se 250 000 raste, para Bavarisë, me rreth 198 000 persona të infektuar dhe Bade-Wurtemberg, rreth 143 000.

Në Berlin, rreth 62 000 raste janë regjistruar që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit. Këtu përfshihet mbyllja e bareve e restoranteve dhe kufizimi i pjesëmarrësve në takimet private.