Celebrities Music Showbiz

Gjiko arrin një tjetër sukses me këngën e tij më të re!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.

E pas gjithë kësaj ‘zhurme’ dhe reagimeve të tij duket se reperi nuk ka ndërmend të merret më me këtë çështje por të vazhdojë me karrierën e tij si reper. Disa ditë më parë, Gjiko ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor i titulluar “Gjoni”.

Kënga e tij e re është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe deri më tani ka arritur mbi 2 milion klikime. Ky projekt i ri muzikor është pëlqyer edhe në shtete të tjera, duke arritur një tjetër sukses. “Gjoni” është renditur numër 1 në listën e këngëve më të dëgjuara  në Zvicër dhe këtë arritje Gjiko e ndau me ne me anë të një postimi në Instagram.

E teksa akuzat për të vazhdojnë, duket se Elita Rudi nëna e dy fëmijëve të artistit, po i qëndron më pranë se kurrë. Pak javë më parë, bukuroshja ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, teksa i puth dorën duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.

Kujtojmë se Gjiko ka marrë një sërë komentesh pozitive edhe nga fansat gjatë këtyre ditëve të vështira për të,  teksa ndjekësit e tij treguan se sa shumë e duan dhe e mbështesin duke i dërguar në rrjete sociale qindra mesazhe pozitive dhe këtë mbështetje na e tregoi vetë reperi.