Celebrities Gossip Showbiz

Gjiko po ‘e djeg’ këtë verë…

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo.

E kjo verë duket se ka nisur shumë ‘nxehtë’ për Gjikon. Ky sezon nisi me një bashkëpunim që u dëgjua kudo dhe numëron miliona klikime në YouTube, bëhet fjalë për ‘Kce Kce’ në duet me Majk. Pas kësaj, reperi publikoi ‘Djegi’ me Fifin që ka shumë pak ditë që është lansuar dhe po rezulton mjaft e suksesshme.

Por, mesa duket nuk paska asgjë që e ndalon artistin, pasi pak orë më parë na ka treguar se po xhiron një tjetër videoklip. Kujtojmë se burime për Prive kanë zbuluar se Gjiko do të vijë sërish në bashkëpunim me Fifin, megjithëse nuk dihet nëse këto xhirime janë për atë projekt apo artisti po punon për disa të tjera njëkohësisht.

Epo. me plot gojë mund të themi se Gjiko po ‘e djeg’ këtë verë…

Përpos muzikës së mirë dhe hiteve të shumta, ai ka qenë i përfolur së fundmi lidhur me një akuzë shumë të rëndë për mashtrim dhe përdhunim të një të miture para disa vitesh dhe lidhur me këtë për herë të parë në një intervistë, reperi reagoi.