Sot Nuk Është e Hënë

Gjithçka që Koloreto ka trajtuar në këtë sezon të “Sot Nuk Është e Hënë”!

Një nga personalitetet më të respektuar të radios rikthehet pas shumë vitesh për herë të parë në Top Albania Radio. Java në Top Albania Radio nis me programin më provokues të këtij sezoni, një program që siç e thotë promo ‘Nuk të prish’ kur (thuajse) çdo gjë ka gërryer shoqërinë së brëndshmi.

Skenaristi, publicisti dhe aktivisti Koloreto Cukali, nuk ka qime në gjuhë dhe nuk kursen askënd. Më sarkazmën e tij të hollë do të goditet aktualiteti dhe protagonistët e tij, duke i shtuar pak kripë radios dhe përmbatje medias në tërësi.

Koloreto çdo javë ka sjellë, trajtuar dhe analizuar lajmet më të bujshme lidhur me politikën, aktualitetin dhe shoqërinë tonë. Ai nuk është kursyer në komentet e tij pikante për protagonistët e këtyre lajmeve.

Gratë e qeverisë i përmbushin shijet tona për një eskortë, sepse janë eskorta e kryeministrit…

Një rubrikë tjetër e “Sot Nuk Është e Hënë” ka qenë edhe “ora e seksit”. Në të janë diskutuar tema të ndryshme në lidhje me raportet seksuale, janë sjellë dhe komentuar statistika të ndryshme në lidhje me seksin, si dhe kemi dëgjuar disa raste specifike që na kanë surprizuar.

‘Qershia mbi tortë’ e këtij programi padyshim që ka qenë “libri në SNËH”, ku Koloreto ka trajtuar libra të ndryshëm, me qëllimin e vetëm për të afruar njeriun me librin. Këto vepra të artistëve të ndryshëm, shqiptarë e të huaj, i ka sjellë përgjatë një ose më shumë javëve në “SNËH”.

Një program sa argëtues aq edhe goditës për realitetin tonë, sa me komente gazmore, aq edhe me të tjera ‘të sikletshme’ për disa, teksa janë vënë pikat mbi i, skenaristi, publicisti dhe aktivisti Koloreto Cukali ka pasur për qëllim të vetëm transparencën dhe realitetin e shoqërisë sonë pa filtra.

Kjo është Shqipëria që buzëqesh me raste festash…

Për të pasur mundësinë e të shijuarit për herë të fundit për këtë sezon “Sot Nuk Është e Hënë” me Koloreto Cukalin, na ndiqni ditën e sotme nga ora 18:00 në orën 20:00 live në Top Albania Radio.