Celebrities Gossip Showbiz

“Gjithmonë me mua Mark” Rudina Dembacaj na i bën ‘sytë zemra’ me këtë moment romantik me partnerin e saj!

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

Rudina njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë ndan me ne momente nga jeta e saj private. Sic ka bërë dhe së fundmi, ku teksa ka ndarë me ne një foto shumë romantike gjatë kohës kur ka mbështetur kokën te partneri i saj dhe krahas i ka dedikuar fjalët më romantike.

Gjithmonë me mua Mark

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj.

Aktorja gjithashtu, zbuloi dhe momentin më të bukur të festës që ishte pikërisht kurora para kishës.

Gjatë intervistës, Rudina u përlot teksa shpjegoi veshjen e saj aq tradicionale sa edhe moderne gjatë kësaj dite të veçantë. Momenti më prekës ishte teksa flet për të atin.