Aktualitet Sociale

Google do të fshijë llogaritë joaktive që prej 1 dhjetorit 2023!

Nëse keni një llogari të vjetër në Google që nuk e keni përdorur prej kohësh, nga dita e nesërme, datë 1 Dhjetor nuk do të ekzistojë më.

Google u shpreh se ndryshimi do të ndodhë për arsye sigurie, duke theksuar se llogaritë  e papërdorura prej disa vitesh kanë më shumë gjasa të rrezikohen nga “hacker”-imi i tyre.

Arsyeja që llogaritë e vjetra janë më të cenueshme është sepse ato priren të kenë fjalëkalime të vjetra ose të ripërdorura duke mos kaluar filtrat e kohëve të fundit që sigurojnë privatësinë e përdoruesve.

Google gjithashtu ka sugjeruar edhe disa mënyra se si mund ta bëni aktive një llogari që dëshironi ta keni sërisht.

“Leximi i një artikulli, dërgimi i një email-i duke përdorur Google Drive ose shikimi i një videoje në YouTube mund ta mbajë aktive një llogari”, tha Google për BBC.

Sa për personat që kanë krijuar një llogari të re këtë vit, gjigandi i teknologjisë i siguron se nuk duhet të shqetësohen. Këta të fundit supozohet se i janë nënshtruar verifikimit me dy hapa, çka e bëjnë që një llogari të konsiderohet aktive dhe nuk do të fshihet.

Cfare është Google?

Google është një motor kërkimi zhvilluar nga kompania me të njëjtin emër, i cili ju lejon të kërkoni gjithcka në internet, duke përdorur fjalë kyçe.

Kryerja e një kërkimi në Google është një procedurë që mund të kryhet në një kohë shumë të shkurtër, duke shkuar në faqen e internetit te Google dhe duke përdorur fushën e tekstit ne qender, shkruani fjalët kyçe të kërkimit që dëshironi të kryeni. Vetëm për të dhënë një shembull, nëse doni të dini A do të bjerë shi në Tirane këtë pasdite, gjëja më e mirë për të bërë është të shkruani këtë kërkim me fjalë kyçe në Google, prsh Moti ne Tirane.

Rezultatet e këtij kerkimi do të na paraqiten në një kohë të shkurtër. Tani thjesht klikoni në një nga lidhjet e propozuara nga rezultatet e kërkimit për të gjetur atë që kërkoni.