Rajoni

Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë deri më 30 nëntor

Greqia shtyn bllokimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të paktën deri më 30 nëntor. Shkak është bërë situata e krijuar nga Covid-19, ku vendi ynë ka njohur rritje të theksuar të numrit të rasteve pozitive ditët e fundit. Ata me leje qëndrimi, apo punonjësit sezonalë duhet të disponojnë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë, dhe të karantinohen për 7 ditë.

Ndalohet hyrja në Greqi për qëllime turistike. Të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ Covid-19, të bërë jo më shpejtë se 72 orë nga hyrja në vend, të kenë të plotësuar edhe formularin.

Po ashtu, masa kufizuese janë vendosur edhe për furgonat në të cilat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 2 persona veç shoferit dhe me detyrimin e mbajtjes se maskës, si dhe autoveturat, në të cilat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 1 person veç shoferit.

Përjashtim bëjnë rastet që udhëtarët janë të afërm të brezit të parë. Çdo rast i shkeljes së këtyre rregullave, do të gjobitet me 300 euro për çdo person, ndërsa bizneset me 500 euro.