Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

“Gruaja ime ka një rol të këtij njeriu që jam…”/ Kastro Zizo në “Ndryshe”: Ka qenë një qortim i fortë, një dorë e fortë…

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. I ftuar sot në “Ndryshe” ishte Kastro Zizo, i cili u shpreh për muzikën, politikën, “BBV3”, e shumë të tjera. Por si i kujton vitet e hershme Kastro dhe si e komenton rrugëtimin e tij?

Nëse nuk do të kisha bërë disa kompromisa mental, më është dashur që ta bëj. Malli nuk më merr, por ka momente që i kujtoj me nostalgji. Ka momente që e urrej veten, por nëse s’do kishin ndodhur s’do isha ky Kastro që jam sot…

Në një falenderim special për gruan e tij, Kastro shprehet…

Jeta ime ka qenë e shoqëruar nga gratë. Sara gruaja ime ka një rol të këtij njeriu që jam. Kjo nuk është në konotacionin vetëm dashuror, ka qenë miksim i dashurisë, durimit dhe një qortimi të fortë, një dore të fortë…

Ndërkohë, ai tregoi më tepër edhe për ndryshimet që sollën disa vendime në jetën e tij.

Kur lashë alkoolin dhe veset, u përballa me një realitet që kisha shumë vite që e shmangia. Vuajtjet, përgjegjësitë që njeriu duhet të përballet… E vetmja gjë që kuptova ishte të bëja paqe me veten time dhe çfarë mund të rregulloja. Nuk mund ta bëja në një realitet kur unë alkoolizohesha dikur.