Celebrities Music Showbiz

Grupi “Abba” po rikthehet më fuqishëm se kurrë më parë!

Grupi i pop-it “Abba” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për javën e ardhshme, pasi fansat presin këngën e tyre të parë, pas 39 viteve. Grupi suedez dha njoftimin nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter të titulluar “Abba Voyage”, të enjten në mëngjes duke u kërkuar fansave që t’i bashkoheshin në projektin e tyre të ri.

Pritet të jetë një “turne hologrami” i  gjatë që grupi “Abba” e ka njoftuar fillimisht që në vitin 2016. Grupi gjithashtu pritet të publikojë pesë këngë të reja për të shoqëruar shfaqjen. Agnetha Faltskog, Anna -Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson u kthyen në studio që në vitin 2018, duke premtuar dy këngë të reja. Këngët me titull ” I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down” janë vonuar vazhdimisht dhe për këtë arsye, grupi tani po planifikon të publikojë pesë këngë për të falënderuar fansat për durimin e tyre.

Në fillim të këtij viti, Ulvaeus konfirmoi se këngët do të dilnin këtë vit patjetër. “Abba” ka filluar të regjistrojë këngët e tyre të reja, që nga viti 1982. Në postimin në Twitter “Abba Voyage” shfaqi një imazh të fshehtë të katër planetëve të ndriçuar, të shoqëruar me datën 2 Shtator. Shfaqja do të përfshijë “Abba-tars” të yjeve që interpretojnë hite si “Waterloo”, “Dancing Queen” dhe “Mamma Mia”.

Hologramet do të shfaqen në skenë në një teatër të ndërtuar në Londrën lindore, ku të pranishmit gjithashtu do të shohin një film dokumentar në lidhje me rikthimin e grupit. Ulvaeus tha se ideja i ishte paraqitur grupit nga menaxheri i Spice Girls, Simon Fuller. Xhirimet për projektin thuhet se u zhvilluan në ‘Ealing Studios’ të Londrës vitin e kaluar.

I formuar në vitin 1972, Abba një super grup suedez, i përbërë nga kompozitorët Ulvaeus dhe Andersson nga ‘The Hep Stars’ dhe këngëtarët Faltskog dhe Lyngstad, të cilët kishin arritur sukses si artistë solo. Por projekti i tyre i përbashkët eklipsoi plotësisht punën e tyre të mëparshme. Pasi fitoi Konkursin e Këngës në Eurovision me Waterloo në 1974, grupi shiti pothuajse 400 milion albume në të gjithë botën.

“Mamma Mia!”, muzikali i bazuar në hitet e tyre të prodhuara nga Ulvaeus dhe Andersson, është parë nga më shumë se 50 milionë njerëz. Seancat e tyre të fundit të regjistrimit, në 1982, prodhuan hitet “Under Attack” dhe “The Day Before You Came”, të cilat u shfaqën në albumin “The Singles”. Performanca e tyre e fundit publike erdhi tre vjet më vonë, në versionin suedez të shfaqjes televizive “This Is Your Life”, e cila u bë në nder të menaxherit të tyre Stig Anderson.