Showbiz

Hailey Baldwin mohon martesën në fshehtësi me Justin Bieber

Javën e kaluar çifti i shumëpërfolur u fotografuan ditë më parë duke hyrë në një gjendje civile në New York.

Media rozë menjëherë nisi spekulimet se Baldwin dhe Bieber janë martuar ligjërisht në fshehtësi dhe askush nuk po e kuptonte një vendim të tillë për shkak se fejesa e tyre ishte diçka e madhe e cila u zbulua edhe online nga vetë ata.

Së fundmi, modelja e famshme është rrëfyer për një paparac duke mohuar këto thashetheme e duke thënë se ajo ende nuk ka lidhur kurorë.

Bukuroshja i kërkoi publikut të mos keqkuptohen nga fotot e postuara në media pasi ata ende nuk kanë asnjë datë zyrtare se kur do të bëhen burrë dhe grua.