Showbiz

Halsey pas ndarjes nga G-Eazy u jep një këshillë të vlefshme fansave të saj

Këngëtarja e famshme Halsey së fundmi ka performuar para mijëra njerëzve në një koncert në New Jeresy.

Bukuroshja e cila ka vetëm pak ditë që është ndarë nga reperi G-Ezay me të cilin kishte një lidhje gati 2-vjeçare ka folur hapur me fansat e saj për këtë eksperiencë duke u dhënë atyre disa këshilla të vlefshme.

Ajo ka treguar se pas një ndarje të vështirë ka mësuar se është OK të qëndrosh e vetme, single dhe e qetë. 23-vjeçarja shtoi se ajo çfarë ka mësuar pas kësaj ndarje është që të mos rikthehesh në krahët e ishit qoftë edhe për një natë pasionante seksi.

Halsey ka këshilluar fansat e saj të mos bëjnë të njejtat gabime si ajo por t’i qëndrojnë besnikë zgjedhjes për t’u larguar një herë e mirë nga një lidhje toksike.