Showbiz

Halsey publikon pamjet e trishta ku policët u hedhin gaz lotsjellës protestuesve

Këngëtarja e famshme Halsey ashtu si shumë artistë të tjerë u është bashkuar protestuesve në Los Angeles të cilët prej ditësh marshkojnë nën sloganin ‘jetët me ngjyrë vlejnë’.

Ajo ka vendosur të publikojë një video në mënyrë që të gjithë të shohin se çfarë ndodh vërtetë në këto protesta dhe se si autoritetet kanë dalë kundër popullit të tyre.

25-vjeçarja ka filmuar momentin kur policët u kanë hedhur gaz lotsjellës njerëzve që po protestonin me qetësi dhe pa dhunë në Los Angeles.

Halsey dhe ish-partneri i saj Yungblud janë filmuar duke u dhënë ndihmën e parë disa njerëzve që kishin humbur ndjenjat në rrugë nga gazi.