Showbiz

Halsey dhe G-Eazy ndahen pas 1 viti lidhje

Ata janë të dy shumë të famshëm që kanë tërhequr vëmendjen e publikut me postimet e tyre të dashurisë si edhe bashkëpunimit të suksesshëm muzikor “Him & I”.

Pas 1 viti lidhje dhe një marrëdhënie që dukej se nuk do të përfundonte kurrë, Halsey dhe G-Eazy i japin fund. Këngëtarja me anë të një postimi në historinë e saj të Instagram-it ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre.

“Zakonisht diçka të tillë do e mbaja private por meqënëse jemi personazhe publik ndjeva se i detyrohem një shpjegim fansave të mi. G-Eazy dhe unë po marrim pak kohë të ndarë. Kohën time do ja përkushtoj artit dhe karrierës ndërsa atij i uroj më të mirën” ,-u shpreh Halsey me një njoftim shumë të ftohtë.

Ende nuk dihet arsyeja reale e ndarjes së tyre por ky postim kaq objektiv ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ndërkohë që përfaqësues të ish çiftit priten të japin detaje të tjera.