Showbiz

Heidi Klum drejt altarit për herë të tretë

Heidi Klum sapo mori propozimin më romantik për martesë në virgjiljen e Krishtlindjes.

Modelja e famshme me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram ka shfaqur unazën e saj të martesës të dhuruar nga partneri prej një viti.

Kitaristi i grupit “Tokyo Hotel”, Tom Kaulitz i bëri pyetjen e madhe të dashurës së saj mbrëmjen e kaluar dhe tashmë dyshja priten të martohen vitin e ardhshëm.

Për Klum kjo do të jetë hera e tretë që do të ecë drejt altarit pasi në vitin 1997 ajo lidhi kurorë me bashkëshortin e saj të parë Ric Pipino ndërsa në 2005-ën me Seal.