Showbiz

Heidi Klum martohet në fshehtësi me partnerin 17 vite më të ri

Modelja e famshme Heidi Klum mesa duket ka ecur drejt altarit rreth 5 muaj më parë dhe askush nuk ishte në dijeni.

Ajo dhe partneri i saj Tom Kaulitz, kitaristi i grupit “Tokio Hotel” kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë që në muajin shkurt, në një ceremoni krejtësisht private.

46-vjeçarja dhe 29-vjeçari janë parë për herë të parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në fillim të vitit të kaluar ndërkohë që debutimin si çift e bënë në muajin maj të vitit 2018, në “AmfAR Gala”.

Për Heidin kjo është martesa e tretë ndërsa për Tom e dyta.