Celebrities Showbiz

Heidi Klum na mëson mënyrën më të mirë se si të nisim ditën mbarë…

Supermodelja Heidi Klum po që di si ta nisë ditën mbarë. Në shtrat, duke ngrënë një ëmbëlsirë, në dukje pa asnjë problem dhe ah po… gjysmë lakuriq. Nëse kjo nuk është mënyra më e veçantë për të nisur fundjavën, nuk e dimë se çfarë tjetër mund të jetë. Heidi shkroi:

Një ëmbëlsirë e shijshme!

Heidi padyshim që ka patur një muaj jashtëzakonisht të ngarkuar, kështu që meriton të hajë ëmbëlsirë në shtrat pa pantallona më shumë se kushdo. Supermodelja e merr shumë seriozisht muajin tetor për shkak të Halloween, një ditë me të cilën ajo është e lidhur përgjithmonë falë festës së saj epike dhe kostumeve po aq epike. Këtë vit, Heidi u vesh si një zombie.

Ajo gjithashtu postoi video të shumta lidhur me këtë kostum që ajo zgjodhi që të maskohej. Fatkeqësisht, Heidi nuk ishte në gjendje të organizonte festën e saj të zakonshme këtë vit, por ajo ka për qëllim që ta rikthejë atë në vitin 2022. Ajo tha për “USA Today” se:

Po kryqëzoj gishtat për vitin 2022. Më pëlqen të organizoj festën time të Halloween-it dhe t’u jap njerëzve një mundësi të bëjnë vërtet gjithçka dhe të jenë krijues. Ndjej sikur nëse keni një imagjinatë të zgjeruar, mund të krijoni kostume të mahnitshme nga gjërat e rastësishme që keni në shtëpi. Më pëlqen procesi i transformimit. Kostumet, paruket, lentet e kontaktit, protezat dhe grimi luajnë të gjitha një rol të rëndësishëm në krijimin e një look-u. Ne të gjithë kemi pasione të ndryshme në jetë dhe transformimi në gjëra dhe personazhe të ndryshme është padyshim i imi.