Showbiz

Heidi Klum po përgatitet seriozisht për mbrëmjen e Halloween-it

Modelja e famshme Heidi Klum është pa dyshim mbretëresha e mbrëmjes së Halloween-it.

Nëpërmjet platformave të saj sociale ajo njoftuar se ka nisur të bëhet gati për këtë festë. Modelja 45-vjeçare ka zbuluar një foto të kostumit të saj ku shfaqet një statujë femre.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë personazhi i saj për këtë vit por në një intervistë për “The Ellen Show”, Heidi është shprehur se ky vit do t’i kalojë pritshmëritë.

Vitin e kaluar kostumi i saj përkonte me 5 klone të vetë modeles por kjo nuk ishte një zgjedhje që la shumë mbresa tek publiku. Para dy vitesh ajo i bëri tribut këngëtarit të ndjerë Michael Jackson duke u shfaqur si një njeri-ujk. Kjo u frymëzua nga klipi i tij “Thriller”.