Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

“Heidit i ka rritur pikë lidhja me Romeon…”/ Neada Muçaj komenton “BBV3”: Liami e tradhtoi Eglën!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

E ftuar sot ishte Neada Muçaj, e cila analizoi dhe komentoi disa nga situatat e “BBV3”. Lidhur me debatet mes Eglës dhe Meritonit, ajo tha:

Egla ka patur shumë debate. Ajo ka debatuar me Liamin, aleanca e saj është me Lidin. Loja e Liamit është totalisht e dështuar. U pozicionua me Eglën dhe e tradhtoi kur ajo u vendos te dhoma e bardhë. Tani është momenti për ta sulmuar, loja e Liamit nuk është e fortë…

Ndërkohë, sa i përket banorëve të tjerë të “BBV3”, Neada u shpreh:

Në sytë e mi, Meritoni si banor është rritur goxha. Në fillim ishte ai që flirtonte me vajzat e shtëpisë, por pasi u lidh me Ilnisën, e kemi parë në rolin e një prindi, e një personi që arriti të dashurojë aty brenda. Ka qarë pafund për Ilnisën dhe ishte një moment shumë emocionues. E kemi parë si një shok, që përpiqej të rregullonte marrëdhëniet me të tjerët.

Më pëlqen Juli deri diku sepse nuk e ka prishur imazhin e tij, kjo është një sfidë aty brenda.

Heidi është shumë e këndshme, një vajzë e zgjuar. I janë rritur pikët edhe nga lidhja me Romeon.

Françeska është goxha mistrece. Françeska po i sulet të gjithëve…

Roza është nga ato banoret që është mbyllur në vete dhe ka shfaqur emocione të forta. Roza për atë lojë është konsumuar, më mirë të jetë afër natyrës sesa aty brenda. Roza është e hapur, i thotë gjërat troç, por si finaliste nuk e shoh…

Kë sheh ajo finaliste?

Unë mendoj finalen mund ta kapë Egla, Juli, Meritoni dhe Heidi. Kjo është katërshja ime për momentin.