Sport

Hidhet shorti për raundin e 1/8-ave në Europa League!

Short ferri për Milanin në raundin e 1/8-ave të Europa League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United me ndeshjen e parë që do të luhet në Old Trafford të enjten e 11 marsit.

Në këtë raund nuk mungojnë përballjet interesante. Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut për t’u përballur me grekët e Olympiacos-it për takimin e parë në Athinë.

Gjithashtu, shorti i sotëm përcaktoi se Roma do të sfidojë ukrainasit e Shakhtar Donetsk-ut ndërsa Tottenham pritet të ketë përballë Dinamon e Zagrebit. Për Ajax-in shorti u tregua disi më bujar pasi e vendosi kundër zviceranëve të Young Boys-it, ndërkohë që Villareal-i do të sfidojë Dynamo-n e Kievit. Dy përballje disi më të barazpeshuara konsiderohen ato Granada-Molde dhe Slavia Pragë-Rangers.