Bota Botë e Çuditshme

Historia e pazakontë e familjes me defekte gjenetike tronditëse!

Historia e familjes Whitaker në Vixhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e padëgjuar më parë, duke tërhequr vëmendjen me historinë e saj, anëtarët e të cilës kanë defekte gjenetike tronditëse. Në dokumentarin kushtuar anëtarëve Whitaker shfaqet historia e prejardhjes së familjes, duke arritur deri te pasardhësit e sotëm. Në shkrimin e “DailyMail” tregohen detaje nga gjendja e familjarëve, të cilët mund të komunikojnë vetëm përmes gërvishtjeve dhe lehjeve në vend që të flasin dhe madje ikin kur njerëzit përpiqen të flasin me ta.

Vëllezërit binjakë Henry dhe John Whittaker ndezën fillimin e familjes. Dy nga fëmijët e tyre u martuan me njëri-tjetrin dhe patën 15 fëmijë, i pari prej të cilëve lindi në 1937. Lindja e fëmijës ishte fryt i incestit dhe të gjithë anëtarët e tjerë janë rritur dhe jetojnë akoma dhe sot në një shtëpi ferme të rrënuar në Ott, Virxhinia Perëndimore. Fëmija i parë Aileen, ndërroi jetë në qershor 1997 pasi pësoi një atak në zemër, ndërsa djali më i madh Emery vdiq një muaj pasi lindi në 1938 pasi vuante nga pneumonia.

Betty, e cila ka lindur në vitin 1952, tani është kryefamiljare pasi i premtoi nënës së saj se nuk do të martohej në mënyrë që të mund të kujdesej për 14 vëllezërit e motrat e saj. Shumë nga fëmijët e tyre kishin dëmtime shumë serioze nga deformim, pamundësi për të komunikuar dhe të folur, prapambetje mendore dhe çrregullime të rënda mendore. Ray dhe Lorene, të cilët kanë një djalë të quajtur Timmy, i cili ka lindur në vitin 1979, janë të dy paaftë për të folur dhe mund të komunikojnë vetëm përmes gërvishtjeve dhe lehjeve.

Sipas ekspertëve inçesti afatgjatë është shkaku i këtyre çrregullimeve. Ata kanë mbështetjen e fqinjëve të tyre, pasi familja ka jetuar aty prej brezash dhe ata e mbrojnë atë nga bota e jashtme. Historia e kësaj familjeje ra në qendër të vëmendjes për herë të parë kur fotografi dhe producenti i famshëm amerikan Mark Laita, e prezantoi në një dokumentar të shkurtër në kanalin e tij, duke nënvizuar vështirësitë e mëdha që kishin kaluar, mendore dhe fizike. Fama e familjes arriti kulmin në me dokumentarin për jetën e tyre, i cili u transmetua në kanalin e Laita.