Sport

Holanda dhe Austria triumfojnë në Grupin C!

Holanda arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në sfidën e fundit të vlefshme për Grupin B të EURO 2020. “Tulipanët” e mbyllin kështu këtë fazë me një paraqitje fantastike duke grumbulluar pikë të plota.

Ndërkohë që ballkanasit e Angelovskit, nuk arritën të merrnin asnjë pikë në këtë debutim në kampionatin Europian. Për sa i përket përballjet së sotme, ajo u vendos nga golat e Depaj dhe dopieta e Vajnaldum. Vlen të theksohet fakti se maqedonasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Ndërkaq Baumgartner kualifikon kombëtaren e Austrisë për raundin tjetër. Falë golit të tij kombëtarja austriake arrin të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Ukrainës e cila eliminohet nga EURO 2020.

Në minutën e 21’ ishte pikërisht Baumgartner i cili realizoi golin e parë dhe të fitores për austriakët nga goditja e këndit. Austria në Grupin C, u rendit e dyta pas Holandës dhe dukë lënë pas Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut. Vlen të theksohet se austriakët do të sfidojë Italinë në fazën e 1/8 të EURO 2020.