Celebrities Film & Tv Showbiz

Hollywood-i “në këmbë” për tragjedinë në sheshxhirimin e filmit të Baldwin, vjen reagimi nga George Clooney!

Kinematografia amerikane u trondit nga një ngjarje e rëndë para disa ditësh, në dukje aksidentale në setin e filmit amerikan “Rust” në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara. Pasi qëlloi aksidentalisht një anëtar të stafit dhe plagosi një tjetër, ekspertët kanë debatuar nëse aktori Alec Baldwin mund të bëjë burg.

Kineastja 42-vjeçare Halyna Hutchins ndërroi jetë pasi Baldwin qëlloi me armën skenike në xhirimet e filmit Western të shekullit të 19-të, “Rust” e ndërsa regjisori i filmit Joel Souza u plagos.

Së fundmi, aktori i njohur George Clooney ka reaguar rreth kësaj tragjedie. I ftuar në podcastin e ‘WTF’ me Marc Maron, aktori tregoi se ishte çmenduri që në xhirimet e filmit kishte plumba të vërtetë. Për më shumë ai tha:

Unë nuk e njoh aq mirë Alec. Unë kam qenë duke parë lajmet dhe duhet të them, ata e kanë gjetur “të keqin”, që ishte ndihmës/regjisori. Ai mund të jetë një idiot, unë nuk e njoh fare djalin, por kam 40 vjet që jam në xhirime dhe personi që të jep armën, personi që është përgjegjës për armën është mbështetës. Pikë. Çdo herë që më jepet një armë në xhirime, e shikoj, e hap, ia tregoj personit të cilit po ia drejtoj, ia tregojmë ekuipazhit dhe në çdo skenë e dorëzoj te përgjegjësi për armët dhe kur mbaron, bëhet e njëjta gjë përsëri. Të gjithë e bëjnë atë. Të gjithë e dinë. Ndoshta Alec e ka bërë këtë, shpresoj ta ketë bërë, por problemi është se modelet false janë të ndërlikuara sepse duken si plumba të vërtetë. Ata kanë një vrimë të vogël prapa ku dikush ka nxjerrë barutin.

Ndërkaq, Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins duke thënë se ajo ishte shoqja e tij. Duke folur për gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.

Rreth kësaj tragjedie pak ditë më parë reagoi edhe aktori i njohur i Hollywood-it, Dwayne Johnson. Ai citoi këto fjalë:

Ky ishte një skenar i tmerrshëm. Unë e njoh Alec për shumë e shumë vite. Ai është shoku im dhe zemra ime është me familjet e të gjithë atyre që ishin të përfshirë. Unë nuk mund të flas për kompani të tjera produksioni, nuk mund të flas për studio të tjera, por ajo që mund t’ju them është se kjo ka krijuar një lente të re dhe një perspektivë të re se si mund të veprojmë duke ecur përpara.

Ju rikujtojmë, se disa detaje të reja kanë dalë në “dritë” rreth kësaj tragjedie. Së fundmi, shefi i ndriçimit i cili mbajti në krahë Halyna Hutchins kur po jepte shpirt, ka paditur aktorin Baldwin, përgjegjësen e armëve, Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësin e regjisorit Dave Halls për ‘shqetësim të rëndë emocional’ pas të shtënave fatale dhe zbuloi se skena nuk kërkonte që Baldwin të qëllonte me armë. Ndërkaq, së fundmi nuk ka munguar as reagimi i vëllait të Alec Baldwin.