Hollywood, së shpejti një film për COVID-19!

Bota kinematografike po planifikon të sjellë një film të ri për pandeminë e COVID-19. Në plan është xhirimi i filmit dramë-komedi “Lockdown”, ku rolin kryesor do ta luajë aktorja e njohur Anne Hathaway, me regji të Doug Liman. Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.