Showbiz

Humbet 18 kilogramë në pak muaj, aktorja e famshme tregon format e saj të reja

Jo të gjithë ishin në dijeni të rutinës së saj të re stërvitore, dietave, kalorive të reja dhe ngjitjes në mal për të humbur peshë.

Aktorja australiane Rebel Wilson ka publikuar një foto që i ka shokuar të gjithë. E shkëputur nga pjesëmarrja e saj në një event, 40-vjeçarja shfaqi format e reja trupore dhe duket si një person tjetër.

Komediania ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve ndërkohë që foto e saj është bërë virale. Mësohet nga trajnerja e saj personale se Rebel ka humbur 18 kilogramë në vetëm pak muaj.

Sipas revistës “People”, ndryshimi i saj vjen më së shumti si pasojë e zbatimit të dietës “Mayr” e cila duket se është mjaft efikase.