Sociale

I kërkoi para, babai shqiptar dhunon të bijën në Greqi, e motra ndërhyn për ta mbrojtur

Një incident dhune në familje është shënuar në Heraklion, ku një 54-vjeçar ka dhunuar dy vajzat e tij.

Ngjarja ndodhi pasi vajza e tij 20-vjeçare i kërkoi të atit para. Ai u përpooq t’i shpjegonte se nuk kishte, por vajza këmbënguli.

Situata agravoi derisa 54-vjeçari e goditi të renë dhe i shkaktoi mavijosje në sy, raportojnë mediat greke.

Vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçarja, ka nisur të godasë me shqelma të atin.

Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë ku u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatë.