Bota Botë e Çuditshme Design

I “parkuar” në mes të një fushe në Bali, misteri i avionit “Boeing 737”!

Një avion “Boeing 737” i braktisur është “parkuar” në mes të një fushe në Bali, i cili është kthyer në një atraksion për shumë vizitorë në atë zonë. Avioni është vendosur në një hapësirë pranë një autostrade në Raya Nusa Dua Selatan, jo shumë larg plazhit Pandama, i cili frekuentohet nga mijëra turistë.

Vendasit shprehen se avioni u vendos nga një biznesmen, që synonte ta kthente atë në një restorant, plan që duket se ka dështuar tashmë. Megjithatë, ky nuk është i vetmi Boeing 737, jashtë funksioni, i vendosur në ishull, të cilët po ashtu janë kthyer në atraksione turistike.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje Sarah Rodo-n e cila e identifikon veten si të tërhequr seksualisht nga objektet dhe pretendon se është kokë e këmbë e dashuruar me aeroplanin e saj lodër. Sipas një artikulli nga “New York Post” tregohet se Sarah, nga Dortmundi në Gjermani, kishte qenë në marrëdhënie me njerëz të tjerë në të kaluarën, por pretendon se vetëm avioni ‘Dicki’ e bënte të ndihej e kompletuar.