Celebrities Showbiz

I përlotur dhe i emocionuar, Donaldi dëgjon këngën e re të Beatrix dedikuar për të!

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komenuar të momentit. Romanca e tyre nisi në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe dyshja shpejt mori pëlqimin e fansave, teksa kishte edhe nga ata që u kthyen kundër çiftit. Trixa dhe Donaldi kaluan shumë, pasi një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri padiskutim që do të ishte intensive. Lotë, përqafime, të qeshura, zënka e momente të ngrohta i shoqëruan çiftin përgjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e “BBV”.

E ndërsa për Donaldin kjo eksperiencë e mrekullueshme vazhdon, për Trixën ndali pak ditë më parë. Artistja vetëm pak ditë më parë, publikoi këngën e saj të re bazuar në historinë e vërtetë të dashurisë me Donaldin. Kënga quhet “Faj” dhe tregon anën e saj të gjithë kësaj historie.

Vetëm pak më parë, Donaldi ka dëgjuar këtë këngë për herë të parë. Fillimisht ai ka qenë i emocionuar kur ka dëgjuar zërin e të dashurës së tij të zemrës, Trixës. Më pas ai ka kuptuar që është pikërisht një këngë e re që ajo e ka publikuar pas daljes së saj dhe për më tepër që i dedikohet historisë së tyre të dashurisë.

Kjo ka shkaktuar dhe reagime tek banorët e tjerë. Ata janë emocionuar dhe e kanë përgëzuar Beatrix për këngën e re. Në fakt nuk munguan as emocionet nga ana e tyre, por edhe lotët.