Celebrities Live From Tirana

“I stisur, kërkon të bëjë si Luizi…”/Arjola Shehu komenton lojën e disa prej banorëve të “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja Arjola Shehu. Në një nga emisionet që Arjola ka pasur, emision dreke me tematikë gatimin ka qenë i ftuar këngëtari Luiz Ejlli. A e priste Arjola që kjo video e cila është publikuar gjithandej në rrjete sociale do të bëhej kaq virale? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Mendimi i Arjolës për opinionistët e “BBV”?

Jam e ftohtë, nuk kam mendim për ata. Jam shumë në rregull.

Mendimi i Arjolës për lojën e Luizit si dhe rifutjen e Efit, Ronaldos, Kiarës dhe Bledit?

Luizi është i fokusuar te loja dhe ia prishur lojën deri diku banorëve të tjerë. Mendoj që është shumë i fortë dhe e shoh si fitues. Po të ishin ata banorë që ishin pa u futur këta të katërt do të ishte loja shumë e thatë. Mendova që Visi do të krijonte ndonjë skenë por doli një personazh që nuk e dëgjojmë, që nuk ka patur debate. Qetësori më duket i stisur, kërkon të bëjë si Luizi.

Romanca Luiz-Kiara a do të ketë vazhdimësi?

E shoh si të vërtetë, mendoj që do zgjasi por ata të dy nuk janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin, kanë dy stile të ndryshme jetese. Në një periudhë të gjatë mund të krijohen debate mes tyre. Nuk e gjykoj ndryshimin në sjelljen e Kiarës sepse pati shumë presion nga jashtë.