Showbiz

Iggy Azalea i rikthehet muzikës 2 muaj pas lindjes

Reperja e famshme Iggy Azalea vetëm pak javë më parë pranoi publikisht se është bërë me djalë.

Ajo vendosi ta mbajë krejtësisht të fshehtë faktin se ishte në pritje të ëmbël kjo për të ruajtur privatësinë e fëmijës së saj.

Vetëm 2 muaj pas lindjes, arstistja australiane vjen me bashkëpunimin më të ri muzikor që do t’ju bëjë të gjithë të kërceni.

Iggy sapo ka lançuar bashkëpunimin më të ri muzikor me Tinashe e quajtur “Dance Like Nobody’s Watching” ndërkohë që klipi i veçantë është komentuar shumë nga fansat.