Showbiz

Inva Mula i jep fund spekulimeve për ndarje

Prej disa ditësh në portale të ndryshme online kanë qarkulluar pa fund artikuj se sopranoja e famshme shqiptare, Inva Mula i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin Ethem Ramadani.

Shumë prej tyre shkruanin se divorci erdhi për shkak të problemeve ekonomike në familjen e çiftit ndërkohë që pas shumë aludimesh të tjera, vetë artistja vendosi të reagojë.

Inva ka dhënë disa intervista duke shuar këto spekulime të cilat duket se kanë lënduar familjen e saj. Sikur të mos mjaftonin fjalët e saj, së fundi ajo ka publikuar edhe disa foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet pranë bashkëshortit.