Aktualitet Celebrities

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula merr titull nderi nga ambasada italiane!

Sopranoja shqiptare Inva Mula falë performancave të saj ka arritur të ketë një famë botërore. Së fundmi ajo është nderuar nga ambasada italiane në Tiranë me një titull nderi. Ky titull është “Urdhëri i Yllit të Italisë” në gradën Oficer. Titulli i është dorëzuar asaj nga vetë ambasadori italian Fabrizio Bucci.

Motivacioni i këtij titull nderi ka qenë:

Një vlerësim i merituar i Inva Mulës për aftësinë e saj për të përhapur muzikën, kulturën, artin dhe historinë italiane nëpërmjet veprave më të famshme të kompozitorëve italianë të interpretuara mrekullisht prej saj në teatrot më të rëndësishëm të botës.

Gjatë ceremonisë Inva Mula ka qenë e pranishme së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën e tyre. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasada italiane e cila gjithashtu ka postuar në rrjete sociale edhe disa foto nga kjo ceremoni.

Sa i përket jetës personale, rikujtojmë se Inva Mula ka një djalë nga martesa me Pirro Çakon i cili quhet Antoni dhe një vajzë me bashkëshortin Ethem, e quajtur Nina.