Ta Thotë Jonka Tech

Inxhinieri i teknologjisë, Arbenit Kryeziu: “Nuk është shumë larg globalizimi i makinave autonome”

I ftuar në “Ta thotë Jonka”, inxhinieri i IT, Arbenit Kryeziu i cili jeton dhe punon në Gjermani në profesionin e tij ka zbuluar detaje interesante rreth automjeteve autonome. Këto makina, të cilat nuk kanë nevojë për shofer, por vetëm për pasagjer do të jetë e ardhmja e transportit global.

Këto automjete nuk kanë shofer. Çdo veprim që ndërmerret nga makina është përgjegjësi e saj. E vetmja detyrë e pasagjerit është të japë lokacionin ku do të shkojë.

Kryeziu, gjithashtu tregoi se bota nuk është larg pajisjes me të tilla automjete, pasi janë arritur disa nivele të këtij eksperimenti.

Në Europë, mund të flas për Gjermaninë ku unë jetoj jemi në nivelin e tretë. Nuk është dhe shumë larg ardhja e automjeteve autonome. Globalizimi ndodh shpejt. Fillimisht, mund të kemi taksi autonome.