Showbiz

Ish banorja e “Big Brother”, thirrje Kryetarit të Bashkisë: “Nuk zbres dot nga makina se më turren qentë”

Jona Kalemaj ish-banorja e “Big Brother Albania” ka sjellë edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve një problem shumë aktual që ndodh në Kryeqytet.

Nëpërmjet një postimi të bërë në historinë e Instagram-it, ajo shkruan se në lagjen e saj çdo ditë mblidhen dhjetra qen rruge që u vërsulen qytetarëve sa herë kalojnë apo përpiqen të zbresin nga makina.

Në këtë foto të postuar nga Jona shfaq disa qen të shtrirë në rrugë poshtë një pallati duke i bërë ‘tag’ edhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo dëshiron që ai të jetë në dijeni të kësaj situate shqetësuese duke theksuar se nuk ka asgjë kundra kafshëve por thjeshtë është e frikësuar dhe kjo gjë po i shndërrohet në fobi.

Kjo çështje shpeshherë është kthyer në një debat të madh publik pasi shumë ambjentalistë dhe mbrojtës të së drejtave të kafshëve janë kundër grumbullimit dhe largimit të tyre.