Celebrities Gossip Showbiz

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, baba për herë të parë!

Beart Rexhepi është një personazh i njohur për publikun shqiptar, falë pjesëmarrjes së tij në një prej programeve më të ndjekura të dashurisë, “Për’puthen”.  Pavarësisht se u përpoq të gjente dashurinë e tij brenda programit, në fakt partnerja e tij nuk ka aspak lidhje me botën e televizionit. Në fillim të këtij muaji, ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, Beart Rexhepi i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me partneren e tij shtatzënë.

Ai postoi foto në rrjetin social Inastagram nga ceremonia e martesës, ku shfaqet i veshur me kostum të zi, ndërsa partnerja e tij me fustan të bardhë dhe kurorë në kokë.

Ndërsa ditën e sotme, Bearti ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram se është bërë babai i një vajze.

Momentin që pashë sytë e tu dhe shtrëngove gishtin tim me dorën tënde të vockël, ma more zemrën përgjithmonë, dashuria ime princesha ime”, shkruan Bearti bashkangjitur postimit të tij, ku shihet teksa mban në krahët e tij vogëlushen e sapo ardhur në jetë.