Showbiz

Ish-pjesëtari i “One Direction” refuzohet nga vajza e ëndrrave sepse është shumë i shkurtër

Një vajzë bukuroshe që ka marrë pjesë në serialin “Love Island” ka treguar publikisht se si ka refuzuar këngëtarin e famshëm Niall Horan.

Arabella Chi u shpreh se Niall i shkroi në Instagram disa mesazhe flirtuese dhe i kërkoi që të shoqëroheshin por ajo e refuzoi menjëherë.

“Pasi u nda nga shoqa ime e dija që nuk do t’i duhet shumë dhe do më shkruante por unë ai nuk më pëlqen. Ai është më i shkurtër se mua, s’do ta pranoja kurrë një gjë të tillë” -tha Arabella për “The Sun”.