Gossip Sport

Ish-portieri polak me akuza të forta ndaj Messit: “Mashtrues dhe provokator…”

Emri i Lionel Messi-t është përmendur në një autobiografi por jo për sukseset e tij në futboll. Ish-portieri polak Jerzy Dudek në autobiografinë e tij e ka cilësuar Messin si mashtrues dhe provokator.

Ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Messin t’i thoshte fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë.

Rikujtojmë, se Lionel Messi fitoi sërish Topin e Artë, për herë të 7-të në karrierë duke u bërë kështu edhe një nga të mëdhenjtë e historisë së futbollit. Me një diferencë fare të ngushtë pikësh, ylli argjentinas mposhti konkurencën e Robert Lewandowskit duke e thelluar në 2 trofe avantazhin ndaj rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo përsa i përket Topit të Artë.

Ndërkaq, ish-portieri polak Jerzy Dudek në librin e tij ka folur edhe për Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë, pak a shumë. Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues. Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin.

Së fundmi, Cristiano Ronaldo është përfshirë në një betejë me ‘The New York Times’ (NYT) për të parandaluar zbulimin publik të dosjes nga rasti i akuzave për përdhunim të bëra kundër tij, sipas raporteve. ‘The Athletic’ pretendon se gazeta amerikane po përpiqet të hyjë në dosjen e rastit të mbajtur nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas (LVMPD). Ronaldo ishte akuzuar nga ish-modelja Kathryn Mayorga për përdhunimin e saj në vitin 2009 në një dhomë hoteli në qytetin e Nevadës, diçka që ai e ka mohuar gjithmonë.