Aktualitet

Itali/ “Guardia di Finanza” sekuestron 900 komplete false për diagnostifikimin e CoVid-19

900 komplete false për të diagnostikuar koronavirusin, pa autorizim dhe vërtetim nga autoritetet shëndetësore, u kapën nga Guardia di Finanza në Gioia Tauro, në provincën e Reggio Kalabria. Paketat u shitën në internet në një uebfaqe për qytetarët të cilët mendonin se kishin gjetur mundësinë për të kryer vetë testimet. Disa komplete tashmë ishin paguar, por u arrit ndërhyrja para fillimit të dërgesës së materialit. Operacioni u inicua si pjesë e hetimit, e nisur në të gjithë Italinë, për të identifikuar ata që përfitojnë nga urgjenca për të mashtruar. Paketat e zbuluara nuk kishin as vlefshmërinë e autoriteteve kombëtare të shëndetit dhe as vërtetimin e CE. I cilësuar si një mashtrim i rrezikshëm për sigurinë publike, pati gjobitje deri në 130 mijë euro.