Bota Botë e Çuditshme Design

Iu deshën gjashtë vjet…/Fotoja mahnitëse e hënës vlerësohet me çmim nga NASA!

Një shkrepje e Hënës nga një fotograf italian nga Torino është vlerësuar me çmimin “Fotografia e Ditës së Astronomisë” për Krishtlindjet 2023 nga NASA. Valerio Minato bëri një foto magjike të Nënës, të përafruar në mënyrë të përkryer me kupolën e Bazilikës së Superga në Torino dhe majën e Monte Viso, mali më i lartë në Alpet Cottian. Fotografi zbuloi se idenë për këtë foto të veçantë e kishte në vitin 2017 dhe që atëherë filloi obsesioni i tij për të kapur Hënën me tempullin dhe malin në të njëjtën foto. Ai madje zbuloi se iu deshën gjashtë vjet për të kapur foton perfekte.

Duke folur për gazetën Corriere Torino, Minato tha:

Kam fotografuar që nga viti 2012, fillimisht në Torino më pas në zonat përreth, për të treguar qytetin nga pika dhe poza të ndryshme. Në një moment fillova të kërkoja vendin për të pasur bazilikën Superga dhe Monviso në një linjë të përsosur. E pashë atë në vitin 2017 në një kodër 40 minuta larg me makinë dhe që atëherë jam fiksuar për t’i kapur të dy së bashku të përshtatur nga një trup qiellor.

Minato studioi me përpikmëri fazat e Hënës, pozicionin e horizontit dhe motin deri në të dhjetën e shkallës për të shtënë.