Bota Botë e Çuditshme

Iu nënshtrua operacionit rekord, del nga spitali foshnja me peshën më të vogël në botë!

Mjekët në Kinë përdorën një torakoskop sa një kokërr orizi për të korrigjuar një “defekt” të një foshnjë të lindur para kohe në një spital në Shangai. Në këtë mënyrë u shënua ndërhyrja e parë të këtij lloji për peshën më të ulët të raportuar ndonjëherë në botë. Mjekët përdorën torakoskopin më të vogël në botë, vetëm 3 milimetra, që korrespondonte në madhësinë e një kokrre orizi.

“Kryerja e operacionit torakoskopik në një foshnjë kaq të vogël me peshë të ulët trupore nuk është raportuar asnjëherë. Instrumentet kirurgjikale janë rreth një e katërta e trashësisë së një shkopiku. Procesi i ndarjes gjatë operacionit kërkon kujdes ekstrem”,-tha drejtori.

Djali, i lindur në vetëm 31 javë, peshonte një kilogram dhe ishte më pak se 30 centimetra i gjatë. Ai pësoi mbytje të shpeshta pas lindjes dhe dyshohej se kishte atrezi ezofageale, një defekt ku pjesa e sipërme dhe e poshtme e organit nuk lidhen. Kjo do të thoshte se qumështi nuk ishte në gjendje të kalonte në stomak siç duhet. Fëmijët me peshë shumë të ulët zakonisht duhet të kryejnë operacione të hapura ose më shumë se një operacion për të zvogëluar rrezikun.