Sociale

Izolohen 12 vatra, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e situatës së zjarreve në vend

Ministria e Mbrojtjes thotë se ka arritur të izolojë 12 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në bilancin ditor të situatës së zjarreve, Ministria thotë se nga forcat operacionale u bë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:

• Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.

• Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Përrenjas.

• Fshatin Shetël, bashkia Shijak.

• Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.

• Fshatin Lalaj, bashkia Fier.

• Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.

• Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.

• Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.

• Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.

• Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.

• Fshatin Qarr, bashkia Has.

• Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

• Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.

• Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës!