Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza!

Ditën e sotme Izraeli intensifikoi sulmet në Gaza duke shënjestruar tunelet militante palestineze në përpjekje për të ndalur sulmet e vazhdueshme me raketa në qytetet izraelite.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu tha se Hamasi do të goditet edhe më fort dhe se ende asgjë nuk ka mbaruar.

Unë thashë që do të godisnim fort Hamasin dhe grupet e tjera terroriste dhe kjo është ajo që po bëjmë. Ende nuk ka mbaruar. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar sigurinë e qytetarëve tanë

Sulmi 40 minutësh i izraelit, para agimit, vrau 13 palestinezë, duke përfshirë edhe një nënë së bashku me tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, sipas zyrtarëve në Gaza. Operacioni izraelit përfshiu 160 aeroplanë si dhe tanke dhe artileri që qëlluan nga jashtë Rripit të Gazës.

Ky sulm u pasua me breshëri raketash palestineze kundër Izraelit jugor në ditën e pestë të luftimeve më serioze midis Izraelit dhe militantëve të Gazës që nga viti 2014.