Bota

Izraeli kufizon palestinezët të hyjnë në xhaminë Al-Aksa! SHBA 6 sulme në Detin e Kuq, shkatërron 18 raketa anti-anije!

SHBA ka kryer 6 sulme ndaj objektivave të grupit rebel Houthi pasi deklaroi se do të përshkallëzonin sulmet gjatë muajit të Ramazanit në solidaritet me palestinezët në Gaza. Sipas komandës qendrore Centcom të SHBA, janë shkatërruar 18 raketa anti-anije në Detin e Kuq dje një anije nënujore pa pilot. Britania është përfshirë në këto sulme ajrore. Ndërsa edhe anija italiane Duilio pjesë e operacioneve të Bashkimit Evropian rrëzoi dy dronë ajror në zbatim të planit të vetëmbrojtjes.

Rrëzimi i dronëve tanë nga marina italiane përbën një konfirmim të ri se Italia qëndron me armiqtë tanë tha për Ansa, Abdennaser Mahamed, zyrtar për mediat i  Presidencës së Republikës (Houti), duke specifikuar se “për momentin Italia nuk është objektivi ynë i drejtpërdrejtë”.  Ndërsa nuk ndalen përpjekjet e Katarit për një marrëveshje armëpushimi, për të cilën Katari thotë se nuk janë afër.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar disa kufizime për palestinezët nga Bregu Perëndimor që duan të hyjnë në Jerusalem dhe në Malin e Tempullit gjatë muajit të Ramazanit. Palestinezët do të duhet të kenë një leje të vlefshme Cogat, e cila do t’i nënshtrohet rishikimit nga forcat e sigurisë.

Izraeli po luan me zjarrin dhe po shtyn situatën drejt një shpërthimi thotë ministri i jashtëm jordanez Ayman Safadi me kufizimet për të hyrë në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i rëndësishëm në islam gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas kufizimeve, vetëm burrat mbi 55 vjeç do të lejohen të hyjnë në Esplanadën e Xhamisë së qytetit të vjetër për të marrë pjesë në faljet e së premtes, gratë mbi 50 vjeç dhe fëmijët deri në 10 vjeç. Po të gjithë këta duhet të kenë lejë të vlefshme për arsye sigurie. Masat bien ndesh me zotimin e kryeministrit Netanjahu javën e kaluar se do të lejonte besimtarët në xhaminë Al Aksa në Malin e Tempullit.