Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Izraeli po vaksinon popullsinë me një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID!

Izraeli ka nisur administrimin e dozave të treta të vaksinave të Covid-19 për personat mbi 60-vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para, të paktën 5 muaj më parë.

“Kryeministri Naftali Bennett dhe Presidenti i Shtetit Isaac Herzog filluan fushatën e dhënies së dozës së tretë shtesë të vaksinës anti-COVID në spitalin Sheba-Tel Hashomer”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Bennett tha se kjo shtytje është duke u nisur për t’u kujdesur për të moshuarit në vend.

Presidenti Isaac Herzog dhe bashkëshortja e tij Michal Herzog u panë të dy duke marrë dozën përforcuese.

Izraeli në javët e fundit ka regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve të koronavirusit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit vendi regjistroi 2.140 infeksione të reja, tha Ministria e Shëndetësisë më herët.