Celebrities Film & Tv Gossip

Ja ku do ta shohim këngëtaren Ariana Grande së shpejti!

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Ariana Grande! Së fundmi është zbuluar se bukuroshja do të marrë pjesë në projektin e ardhshëm të kompanisë së madhe ‘Universal’. Këngëtarja 28-vjeçare do të portretizojë magjistaren magjepsëse Glinda ose më saktë shtrigën e mirë, ndërsa aktorja Cynthia Erivo do të merret me rolin e shtrigës së keqe të Perëndimit, Elphaba.

Ariana postoi në rrjetin e saj social Instagram një seri fotosh tek të cilat ajo tregonte disa nga momentet më të bukura dhe më të veçanta pasi kishte marrë lajmin e gëzuar. Në postimin e saj krijuesja e hitit ‘7 Rings’ kishte zgjedhur që të shkruante:

Faleminderit Zot!

Në fotot e postuara shumë lehtë mund të dalloheshin pamjet e një telefonate në platformën ‘Zoom’ ku shfaqej edhe udhëheqësi i saj Erivo dhe regjisori i filmit Jon M. Chu. Titulli i projektit më të ri të Nickelodeon ishte një referencë e drejtpërdrejtë për këngën ‘Wicked’ po me të njëjtin emër, i cili fillimisht u interpretua nga Kristin Chenoweth në muzikalin e Broadway.

Idina Menzel portretizoi në mënyrën më të bukur Elphaba-n, një rol që i dha asaj çmimin ‘Tony’ për aktoren më të mirë në një muzikal në vitin 2004. Ishte qartë një moment shumë emocionues pasi Ariana dhe Cynthia u gëzuan jashtë mase pasi mësuan se kishin marrë rolet kryesore.

Vlen për t’u përmendur se në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, këngëtarja simpatike zbuloi se do të dhurojë pesë milionë dollarë për terapi psikologjike falas në bashkëpunim me organizatën Better Help. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Ariana u bëri thirrje fansave t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor dhe shkroi:

Është Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe unë jam shumë e emocionuar që të bashkohem përsëri me BetterHelp për të dhënë deri në 5 milion dollarë terapi falas. Unë pranoj se ka pengesa shumë të vërteta kur bëhet fjalë për qasjen në burimet e shëndetit mendor dhe ndërsa kjo është vetëm një gjest i vogël  doja ta bëja përsëri me @betterhelp me shpresën për të sjellë qasje te disa njerëz të tjerë dhe ndoshta për të frymëzuar disa prej jush që të provojnë diçka të re dhe të kenë përparësi shërimin.