Celebrities Health & Beauty Showbiz

Gjest i admirueshëm, Ariana Grande dhuron miliona dollarë për njerëzit me probleme të shëndetit mendor!

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, këngëtarja e njohur Ariana Grande zbuloi se do të dhurojë pesë milionë dollarë për terapi psikologjike falas në bashkëpunim me organizatën Better Help. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Ariana u bëri thirrje fansave t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor dhe shkroi:

Është Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe unë jam shumë e emocionuar që të bashkohem përsëri me BetterHelp për të dhënë deri në 5 milion dollarë terapi falas. Unë pranoj se ka pengesa shumë të vërteta kur bëhet fjalë për qasjen në burimet e shëndetit mendor dhe ndërsa kjo është vetëm një gjest i vogël  doja ta bëja përsëri me @betterhelp me shpresën për të sjellë qasje te disa njerëz të tjerë dhe ndoshta për të frymëzuar disa prej jush që të provojnë diçka të re dhe të kenë përparësi shërimin. 

Të interesuarit për këtë ofertë do të marrin terapi falas për një muaj dhe do të kenë mundësi të vazhdojnë terapinë me ‘Better Help; me 15% zbritje për muajin e ardhshëm. Në këtë ditë të rëndësishme ka reaguar dhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Bebe bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram, duke shpërndarë disa nga thëniet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor dhe disa nga shenjat e tij.

Ndërkaq, rikujtojmë, se së fundmi Ariana ka prezantuar linjën e saj më të re të kozmetikës në rrjetin e saj social Instagram. Produktet pritet të dalin së shpejti. Theksojmë se 28-vjeçarja shkëlqeu me paraqitjen e saj gjatë prezantimit të linjës së re.