Tech

Ja kur do të ndodhë eklipsi i plotë i Diellit në Kili dhe Argjentinë!

Pas dy ditësh, kilianët do të kthejnë sytë drejt qiellit për të ndjekur një eklips total diellor, i dyti pas atij të korrikut 2019. Në atë kohë, fenomeni spektakolar errësoi qiellin e pastër të Kilit verior e mblodhi rreth 300 mijë persona në mes të shkretëtirës Atacama.

Të hënën, është rradha e rajonit të Araucanias, rreth 800 km në jug të Santiagos, i cili pritet të përshkohet nga trajektorja e hijes hënore. Por sigurisht që kësaj here është ndryshe, pasi masat anti-COVID nuk lejojnë grumbullime të njerëzve.

Do të jetë një ngjarje shumë e veçantë për komunitetet autoktone Mapuche që jetojnë atje, por kufizimet shëndetësore për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të kufizojnë shikimin e tij në numrin më të madh.

Për të parë këtë eklips të plotë, do të jetë e nevojshme të gjëndesh në trajektoren e hijes hënore, në këtë shirit të ngushtë prej 90 kilometra ku errësira do të jetë totale për dy minuta dhe nëntë sekonda.