Showbiz

Ja si ishte jeta e Matt LeBlanc para se të aktronte tek “Friends”

Matt LeBlanc në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer gjithçka mbi jetën e tij para se të aktronte në serialin legjndar “Friends”.

Ai ka zbuluar periudhën kur u pranua në audicionet e këtij seriali dhe gjendja e tij ekonomike asokohe ishte e tmerrshme.

“Më kujtohet kur kisha për të bërë setin e parë fotografik dhe fotografi më tha që nëse nuk rregulloja dhëmbin nuk do të dilja mirë në foto” ,-u shpreh ai duke shtuar “Në atë kohë kisha vetëm 11 dollarë në llogarinë time bankare, prandaj me to bleva protezat më të mira që mund të gjeja” ,-përfundoi ai.

Kjo ishte hera e fundit që 51-vjeçari Matt ishte në një gjendje kaq të vështirë ekononike pasi “Friends” me 10 sezonet e tij që nga viti 2004 i hapi dyert drejt një karriere të suksesshme.