Bota Tech

Jack Dorsey i jep lamtumirën “Twitter”-it, ja kush pritet ta zëvendësojë!

Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, pritet të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të kompanisë. Dorsey ka dhënë dorëheqjen si CEO i Twitter dhe vendin e tij do ta zërë Parag Agrawal. Kompania e rrjeteve sociale tha në një deklaratë, se Dorsey do të qëndrojë në bordin e drejtorëve deri në përfundimin e mandatit të tij në 2022.

Dorsey themeloi Twitter në 2006 dhe ka shërbyer si shef ekzekutiv i këtij rrjeti social. Ai kishte qenë nën presion nga disa investitorë për të dhënë dorëheqjen vitin e kaluar. Thirrjet për largimin e tij erdhën në vitin 2020 nga menaxhmenti Elliott, një firmë investimi që zotëron një sasi të konsiderueshme të aksioneve të Twitter.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një biznesmenit në Malajzi i është shitur për 2.9 milionë euro postimi i parë në Twitter i shpikësit të Twitter-it, Jack Dorsey. Postimi ishte publikuar më 21 mars të vitit 2006 dhe thonte:

Vetëm po e vendos tweet-in tim.

Postimi është shitur në një ankand për bamirësi. Blerësi nga Malajzia, Sina Estavi, e krahasoi blerjen e postimit me blerjen e një pikture të Mona Lizës. Postimi u ble, duke përdorur kriptomonedhën eter, një rival i Bitcoin-it.

Ky është vetëm një tweet. Mendon që vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të postimit, si të pikturës së Mona Lizës.

Vlen të theksojmë se “Twitter” publikoi të hyra rekord për tremujorin e fundit të 2020-s, duke shënuar atë që shefi ekzekutiv, Jack Dorsey e konsideroi “vit të jashtëzakonshëm” për platformën. Rrjeti social tha se të ardhurat në krahasim me 2019-n janë rritur me 28%, shifër e barabartë me 1.29 miliardë dollarë.

Në janar të këtij viti, “Twitter” bllokoi dhe ish-Presidentin amerikan, Donald Trump pas trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan. 80% e audiencës së rrjetit social janë jashtë Shteteve të Bashkuara. Kompania ka paralajmëruar se shpenzimet totale mund të rriten për të paktën 25% këtë vit, meqenëse planifikon të rrisë stafin për 20%. Twitter-i e ka përmbyllur vitin 2020 me më shumë se 5.500 punëtorë.