Celebrities Gossip Showbiz

“Jam idiote…”, Ronela Hajati habit ndjekësit me videon e postuar në Instagram!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Shumë aktive me postime në rrjete sociale por prej pak ditësh artistja nuk ka qenë edhe aq e mesa duket për këtë e ka një arsye. Vetëm pak më parë me anë të një Instastory bukuroshja ka habitur ndjekësit me një video të saj gjatë xhirimeve të klipit të këngës së re. Në video këngëtarja duket duke afruar gjuhën drejt flakës së një çakmaku, duke zmadhuar sytë dhe duke bërë një mimikë të çuditshme, e cila ka habitur ndjekësit.

Jam idiote ahahaha…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Vetëm dy javë më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka rreth 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Këtë e ka zbuluar me anë të një postimi ku krahas na ka treguar se do të publikojë jo vetëm një, por disa këngë të reja dhe do të udhëtojë për në New York për pushime pas një periudhe me plot angazhime.