Showbiz

James Franco në depresion pas akuzimeve për ngacmime seksuale

Edhe aktori i famshëm James Franco ashtu si shumë personazhe të tjerë meshkuj në Hollywood është akuzuar nga 5 femra të ndryshme se ai i ka ngacmuar seksualisht.

James është një nga mbështetësit më të mëdhenj të fushatave #MeToo dhe #timesup dhe këto akuzime nuk i ka pritur apo përjetuar aspak mirë.

Menjëherë pas “Golden Globes” ai dha një intervistë për “The Late Show with Stephen Colbert” ku u shpreh se edhe pse këto akuzime janë false ai nuk dëshiron t’i luftojë. Gjithëkush ka të drejtë të ngrejë zërin dhe të flasë për padrejtësitë që janë mbajtuar të fshehta për shumë kohë.

39-vjeçari ka një rrespekt të veçantë për të gjitha femrat që janë nismëtare të këtyre dy fushatave. Ai ka vendosur të qëndrojë në heshtje sa i përket këtyre akuzimeve megjithëse në një deklaratë për shtyp avokati i tij i ka hedhur poshtë të 5-ta.

Miqtë e tij të ngushtë janë shprehur për “People” se Franco po kalon në gjendje depresioni nga kjo situatë. Ai ka ndryshuar numrin e tij të telefonit dhe thuajse nuk del nga shtëpia. I ka shkëputur kontaktet me shumë njerëz ndërkohë që shoqërohet vetëm nga avokati dhe rrethi i ngushtë i shoqërisë.